Ndodh në Gjirokastër/ 43-vjeçari ngacmon seksualisht 74-vjeçaren

3 September 2023, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodh në Gjirokastër/ 43-vjeçari ngacmon seksualisht
Foto ilustruese

Një rast i paprecedentë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës.

Një 43-vjeçar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të moshuar. Ka qenë vetë 74-vjeçarja, e cila ka denoncuar rastin në polici. Autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë.

"Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj"- njofton Policia.


Video