Ndërpritet furnizimi me ujë në Fier, shkak prurjet e shtuara të lumit Vjosë!

7 January 2026, 17:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rreshjet intensive të shiut dhe moti i keq, kanë sjellë probleme në qytetin e Fierit. Kjo ka bërë që furnizimi me ujë të ndërpritet.

Kjo ka ardhur si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore, si shkak i presioneve të krijuara.

Disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier, janë prekur nga situata e krijuar.

Autoritetet kanë njoftuar se do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.


Video