Tjetër DOSJE në SPAK? Kristian Shkreli i Vaut të Dejës i dha pro...
11 Nëntor, 23:52Fokus
Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit, nën dyshimin se kishte kontrabanduar pajisje elektronike.
Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 iPhone 16 Pro Max dhe 2 laptopë pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të djalit të pronarit të kamionit që drejtonte.
Edhe ky i fundit, u vu në pranga nga policia. Celularët dhe laptopët u sekuestruan, ndërkohë që vijon hetimi për rastin.
Voxnews.al mëson se të arrestuarit janë shtetasit Afrim Ukperja dhe Amarildo Hamzai.