Ndalimi i personave me ID të skaduara për të votuar, reagon OMONIA

4 Gusht 2024, 09:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Himarë

OMONIA dega Himarë ka reaguar lidhur me refuzimin e të drejtës së votimit për qytetarët të cilëve ju kanë skaduar kartat e identitetit.

Përmes një deklarate për mediat, OMONIA heqja e të drejtës së votimit qytetarëve me ID të skaduara, është në kundërshtim me praktikat e aplikuara në proceset e tjera zgjedhore.

Ata po ashtu shprehen se kompania e prodhimit të kartave të identitetit është vënë në shërbim të PS, duke u rinovuar brenda 24 orëve dokumentat anëtarëve të PS, ndërsa qytetarëve të tjerë u kërkohej të paraqiteshin pas 15 ditëve.

Deklaratë për shtyp:

Qe me nisjen e procesit zgjedhor ne Bashkine Himare, me insistimin e komisionereve te Partise Socialiste, dhjetera zgjedhesve u refuzohet e drejta e votimit me pretendimin e dokumentave te identifikimit te skaduara.

Ne kundershtim me praktikat e aplikuara ne proceset e meparshme zgjedhore, Kryeministri Rama refuzoi te nxjerre aktet perkatese ligjore qe do te garantonin te drejten e votes per te gjithe zgjedhesit.

Kompania shteterore e prodhimit te kartave te identitetit, ishte vene gjate diteve te fundit ne sherbim te Partise Socialiste, duke u sherbyer qytetareve ne menyre selektive. Anetareve te PS u rinovoheshin dokumentet ne menyre te organizuar brenda 24 oreve, ndersa qytetareve te tjere u kerkohej te paraqiteshin pas 15 ditesh.

Ne total, nga 23074 zgjedhes te rregjistruar, 6157 jane apriori te privuar nga e drejta e zgjedhjes me vendim dhe pergjegjesi te Qeverise Rama.

Omonoia Dega Himare


Video