Është ndarë nga jeta piktori i njohur shqiptar Petro Kokushta. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare.
Lajmin e trishtë është bërë i ditur nga familja e tij. E mes shumë reagimeve është dhe ai i Pashk Pervathit, ish-student i Kokushtës.
Në një mesazh Pervathi ka shprehur mirënjohje për ndihmën që i ka dhënë për karrierën artistike.
Postimi i plotë:
“IKU PROFESORI”
Mirenjohja per Ju do mbetet gjithmone miku dhe profesori im i shtrenjte Petro Kokushta. Juve ju dedikoj karrieren time artistike. Ju thate i pari kur pate dy peisazhe te miat “Perse nuk eshte shkolluar, cfare pengesash ka ky njeri”?Ju me moret per dore ne ambjentet e Akademise se Arteve duke me prezantuar si studentin e ardhshem. Ju me bete te enderroj e te hyj gjithe entuzuazem ne rrugen qe ndjek edhe sot pa me kerkuar kurre asgje ne kembim. Gjithmone e kam permendur rolin tuaj ne formimin tim e gjithmone do ta them derisa te ritakohemi perseri. Qofsh i parajses miku e profesori im i shtrenjte, Petro Kokushta.
Ish-studenti juaj Pashk Pervathi.
Petro Kokushta ka lindur më 13 shtator 1943 në Tiranë. Është piktor shqiptar. Lindi në Tiranë në vitin 1943. Në vitet 1957-1962 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” (Tiranë), për pikturë. Më pas, në vitet 1964-1969 ka përfunduar ILA për pikturë kavaleti. Menjëherë pas studimeve të larta, në vitin 1970 u emërua pedagog në Katedrën e Pikturës dekorative dhe monumentale në ILA, detyrë në të cilën qëndroi deri në vitin 1987, kohë kur u emërua Sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në seksionin e arteve figurative. Ka marrë pjesë në pothuajse të gjitha ekspozitat më të rëndësishme lokale, jubilare dhe kombëtare, ku ka fituar edhe disa çmime honorifike. Gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita ndërkombëtare, kryesisht nëpër Bienalet e kohës së para viteve ’90.
