Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha

9 March 2022, 09:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha
Qemal Kertusha

Është ndarë nga jeta ne moshën 91-vjeçari këngëtari Qemal Kërtusha, i vlerësuar me titullin ‘Artist i Merituar’.

Kërtusha numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana.

Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër.

Të bujshme kanë qenë koncertet e tij në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, ku është pritur mjaft ngrohtësisht. 

Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit. Homazhet për të ndjerin zhvillohen në Hollin e Qendrës Kulturore "A.Mosiu" (Teatri A.Moisiu), ditën e enjte datë 10 mars në orën 10 - 11.

 


Video