Nisja e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga ana e policisë bashkiake është kthyer në terror ndaj biznesit të vogël.
Më së shumti ndaj lokaleve. "Qytetari ka të drejtë", parimi duket se i ngjan më shumë parullave komuniste.
Periudha e të ashtuquajturës kohë për biznesin nuk po respektohet, pasi ndërsa shume kanë aplikuar për lejen e shfrytëzimit, edhe pse pagesat për shfrytëzimin e hapësirës i kanë likuiduar, të tjerë me bllok në dorë kanë nxituar të mbushin gjobat.
Edhe pse prej vitesh lokalet kanë paguar taksat rregullisht për hapësirën publike, shpesh zaptimi është lejuar nga vetë inspektorët e zonës. Marrin lekë pa fund nga pronarët, i futin në xhep, e më pas kur kupa mbushet përsëri i ka fajet biznesi. Jo, ata që lejuan korrupsionin e morën lekët.
Në dy javë, policia bashkiake dhe ajo e shtetit kanë mësyrë në ambientet e një lokali në zonën e Mangalemit duke u kthyer ne shqetësim për vetë pronarët që e kanë me qera, por dhe duke prishur imazhin.
Nuk ka tendë, por vetëm 5 tavolina, për të cilat tarifohet për 10 metra. Pasi u njoftua për mungesën e lejes së shfrytëzimit, ndonëse ka bërë aplikimin dhe është në pritje, policet e bashkisë kanë nxituar ta gjobisin.
Por pavarësisht gjobave, te cilat nuk korrespondojnë pasi njëherë rezulton se ka 20 metër në pronësi dhe herës tjetër 15 metra, policet e bashkisë prezantohen duke thëne: e di qe ke të drejtë dhe je në rregull por na ka thënë shefi.
Çfarë do të thotë kjo? Kush është shefi? Çfarë po ndodh me aksionin?
Duket se konkurrenca e pandershme dhe me miq në policinë bashkiake e IMT po eliminon dhe godet ata që paguajnë rregullisht dhe nuk po i toleron, dhe po mbron atë që zapton, dhe shpesh janë debitor. Kjo pasi lekët futen në xhepat e shefave të paprekshëm.
Madje dhe nga raportimi në sallë gjate një kontrolli te zhvilluar pak kohë më parë, rezulton se biznesi është 10 metër, dhe nuk ka tejkalim. Por kjo gjë edhe pse është raportuar, policët bashkiake nxitojnë çdo dite të trokasin aty dhe te thonë pa pikë turpi: "e di që ke të drejtë por shefi na thotë gjobite. Kështu zgjidh: ose hiq tavolinat ose merr gjobën". Pra me pak fjalë edhe pse e gjitha është paguar për gjithë vitin, kjo nuk merret parasysh nga Policia Bashkiake. Çdokush ka të drejtë të ankohet, por jo të gjobitësh vazhdimisht dikë që paguan dhe përpiqet të jetë në rregull, duke paguar çdo detyrim.