'Na e copëtuat zemrën'/ Miqtë dedikime prekëse për Petrit Rushaj dhe djalin e tij që u mbytën nga moti i keq

21 Nëntor 2022, 11:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Babë e bir humbën jetën në Shkodër si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin. Pas 16 orësh kërkime është bërë e mundur gjetja e trupave të pajetë të Pjetër Rrushaj, 48 vjeç dhe djalit të tij Jason Rrushaj, 13 vjeç, mëngjesin e kësaj të hëne në Bogë.

Petrit Rushaj dhe djali i tij u mbytën në lumë pasi mjeti i tyre u mor përpara nga rryma e fortë e shkaktuar nga reshjet e shiut.

Ato po udhëtonin me makinë gjatë kohës kur vendi u përfshi nga rrebeshe shiu dhe humbën kontaktet në vendin e quajtur “Grykë Lugje”.

Rushaj ishte me vajzën dhe djalin e tij kur rrjedha e përroit mori përpara makinën e tyre. Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe më pas është ndihmuar nga një banor i zonës.

Petrit Rushaj gëzonte respekt dhe njohje të gjërë në zonë, kjo dëshmohet edhe nga dedikimet prekëse të miqve të tij të cilët janë të dëshpëruar nga kjo humbje.

Video