Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është bllokuar përkohësisht hyrja nga Qafë Thana në RMV

6 April 2025, 22:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq me reshje bore, policia apel për kujdes: Është

Nisur nga situata e motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit.

"Shërbimet e Policisë Rrugore janë të gjitha në terren për të orientuar e ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të monitoruar lëvizjen e automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Për shkak edhe të fushëpamjes së kufizuar gjatë natës, Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të rrisin vigjilencën, të moderojnë shpejtësinë dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore dhe të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë Rrugore në rast nevoje, të cilat ndodhen në terren.

Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura", njofton Policia.


Video