Moti i keq, bllokohet aksi Librazhd–Përrenjas! Trafik dhe radhë e gjatë makinash

16 May 2026, 14:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Moti i keq, bllokohet aksi Librazhd–Përrenjas! Trafik dhe radhë

Reshjet intensive dhe përkeqësimi i motit kanë sjellë sërish probleme në qarkullimin rrugor në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Përrenjas.

Segmenti pranë zonës së Kthesave të Dragostunjës është i bllokuar, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja drejtimet e rrugës.

Dhjetëra drejtues mjetesh dhe familje që udhëtonin në këtë aks kanë mbetur të bllokuar për shkak të vështirësive në qarkullim, ndërsa situata vijon të mbetet problematike si pasojë e kushteve të këqija atmosferike.

Drejtuesit presin normalizimin e situatës dhe ndërhyrjen për zhbllokimin e rrugës.

Autoritetet e policisë rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes dhe të shmangin, nëse është e mundur, qarkullimin në këtë aks deri në përmirësimin e motit dhe rikthimin e normalitetit në trafik


Video