“Mos lëviz, në tokë...”, në pranga 26-vjeçari i rrezikshëm në Korçë, kërcënoi me jetë policët gjatë aksionit (VIDEO)

18 September 2025, 17:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mos lëviz, në tokë...”, në pranga
Pamje nga aksioni

Policia në Korçë ka ndërhyrë në një bllok banimi duke vënë në pranga një 26-vjeçar, i klasifikuar si person me rrezikshmëri të lartë.

I ndaluari Renato Lipe ka kërcënuar me jetë punonjësit e policisë dhe mbante në banesë armë zjarri pa leje me fishek në fole gati për qitje, e cila është sekuestruar nga efektivët që ndërhynë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje kishte siguruar dhe mbante përsëri armë zjarri, organizuan punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”. Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të bëra nga ana e Policisë dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje", njofton policia.


Video