Një grup kriminal i specializuar për grabitje në farmaci dhe banka është goditur nga policia në Spanjë.
Ata akuzohen për më shumë se 40 vjedhje në provincat e Alicante, Murcia dhe Valencia të Spanjës, duke vjedhur kasa dhe kasaforta.
Operacioni policor u zhvullua pas hetimeve dhe koordinimit mes Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare. Shtatë kontrolle shtëpish u kryen në Orihuela, Torrevieja, Benidorm, Villajoyosa dhe Denia, duke çuar në arrestimin e gjashtë anëtarëve të organizatës.
Gjatë kontrolleve, oficerët sekuestruan 7000 euro, një pistoletë bosh, veshje të përdorura në grabitje, vegla, gjurmues GPS dhe telekomandë, një pajisje OBD për klonimin e çelësave të automjeteve, një jelek taktik të Policisë italiane dhe pesë automjete të përdorura në krime.
Të arrestuarit, nga Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria, dhe kishin precedentë penalë në Spanjë. Njëri prej tyre madje kishte një urdhër ndalimi të hyrjes ndaj tij, dhe një tjetër kishte një procedim për vrasje në Ukrainë.