Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë, makina është në pronësi të…

23 March 2025, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë, makina
Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në një automjet në lagjen “Vrana Konti” në qytetin e Krujës.

Policia njofton se automjeti është në pronësi të shtetasit, Elton Kani.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 


Video