Meta kërkon revokimin e masës / Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon tërheqjen nga çështja, i refuzohet

19 September 2025, 15:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Meta kërkon revokimin e masës / Gjyqtarja Irena Gjoka kërkon

GJKKO po shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO-së Erion Bani. Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

Sakaq, trupa gjykuese është tërhequr për marrjen e vendimit.

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.


Video