“Çmendet” 40-vjeçari shqiptar/ Pas sherrit i pret fytin me gotë një personi, largohet i qetë

20 March 2023, 09:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çmendet” 40-vjeçari shqiptar/ Pas sherrit i pret

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi gjatë një sherri në një lokal nate, i ka prerë fytin një personi me një gotë të thyer,  duke e lënë të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve të marra nga mediat spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Castellón. Mësohet se shqiptari pas sherrit, ka sulmuar personin duke e lënë të gjakosur, ndërsa dëshmitarët janë tronditur nga pamjet e rënda.

Pas ngjarjes ai është larguar i qetë në këmbë, i mbuluar nga gjaku në duar e veshje, ndërsa pak kohë më vonë është arrestuar. Pas arrestimit, ai u ka thënë efektivëve se “nuk kam bërë asgjë”.


Video