Mbytet turistja e huaj te Shkëmbi i Kavajës

16 June 2025, 20:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet turistja e huaj te Shkëmbi i Kavajës
Shkëmbi i Kavajës

Një turiste e huaj është mbytur te Shkëmbi i Kavajës, në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak kardiak në momentin që është futur në det.

Shtetasja rreth 76-vjeçe, nga Sllovakia, kishte ardhur për pushime në vendin tonë, ndërkohë që vijojnë hetimet.

"Rreth orës 19:30, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë larjes në det, u mbyt aksidentalisht shtetasja M.R., 79 vjeçe, banore e Sllovakisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes", njofton policia.


Video