Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Është mbyllur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ku edhe sot nuk kanë munguar episodet e dhunës.
Në një moment, protestuesit tentuan të çajnë gardhin e policisë, por u sprapsën nga efektivët të cilët hodhën sprej piperi dhe gaz lotësjellës.
Pas përfundimit të protestës, ata janë nisur drejt pallatit ku ndodhet apartamenti i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të mbajë protestën e tij të radhës.
Gjatë ecjes në bulevard, ata janë shoqëruar nga mjete të shumta të Policisë së Shtetit.