Mbyllet aplikacioni pirat “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

24 July 2026, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbyllet aplikacioni pirat “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play

Një tjetër aplikacion që ofronte në mënyrë të paautorizuar akses në paketa dhe kanale televizive shqiptare është mbyllur.

Pas kërkesës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, “One IPTV Player” është hequr nga Google Play Store. Sipas AMA-s, vendimi u mor pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit dhe me kërkesë të institucionit ndaj platformës.

Aplikacioni transmetonte në mënyrë të paligjshme paketat e Digitalb, Tring, RTSH dhe TV Klan, si edhe paketa sportive me të drejta ekskluzive transmetimi, duke përbërë një rast të shpërndarjes së paautorizuar të përmbajtjes audiovizive në internet.

Më herët, një aplikacion i ngjashëm, Kanali im, ku ofrohej përmbajtje e gjerë mediatike, nga kanale televizive, filma artistikë, sport dhe reality shoë, përfshirë “Big Brother VIP Albania” u mbyll me kërkesë të AMA-s, që vijon monitorimin e hapësirës digjitale dhe raportimin e platformave dhe faqeve që shpërndajnë pa leje kanale e programe televizive, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të transmetimit dhe të prodhimeve audiovizive shqiptare.


Video