EMRAT/ Mbetjet e rrezikshme të "Kurum" që u kthyen pas nga Tajlanda, Prokuroria kërkon arrestimin e 26 personave. 7 të tjerë në "arrest shtëpie"

3 February 2026, 16:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Mbetjet e rrezikshme të "Kurum" që u kthyen pas nga

Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në lidhje me mbetjet e rrezikshme të Kurum, të konfiskuara një vit më parë.

Masat e sigurisë janë firmosur për personat e dyshuar si të përfshirë në këtë çështje, mes të cilëve janë edhe drejtues të “Kurum”.

Nga këto, 26 masa janë “arrest me burg”, ndërsa 7 masa janë “arrest shtëpie”.

Arrest shtëpie është përcaktuar për Arta Dollanin, ish-drejtoreshë e AKM.

Po ashtu, masa sigurie janë lëshuar edhe për biznesmenë dhe zyrtarë të AKM dhe doganave.

Kujtojmë se anija me mbetjet e refuzuara nga autoritetet tajlandeze mbërriti në Durrës më 28 tetor.

Masat e sigurisë

Erdal Demir Administratori i “Kurum International” në arrest me burg

Yusuf Sezai Kurum Administrator me prokurë i “Kurum” në arrest me burg

Gjovana Sokolaj Pronare e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Doni Sokolaj Administrator i kompanisë D.o.o Minerals në arrest me burg

Olizana Pemati Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” në arrest me burg

Mujo Ilazaj Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Rami Bunga Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” në arrest me burg

Harun Sarica Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” në arrest me burg

Arif Shkalla Drejtues në kompaninë “Kurum” në arrest me burg

Shaban Hyseni Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” në arrest me burg

Mirjeta Zotaj Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” në arrest shtëpiak

Mikail Hila Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” në arrest me burg

Mbarime Koroci Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” në arrest me burg

Nazif Bajrami Pronar i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Andon Prifti Administrator i kompanisë “Bajrami N” në arrest me burg

Petrit Qosja Person fizik në tregtinë e mbetjeve në arrest me burg

Julian Kapedani Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Indrit Likaj Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Helidon Lila Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Edmond Voda Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Shkëlqim Jakupi Dega e Doganës Durrës në arrest me burg

Florian Çimo Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Gazmend Sina Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO në arrest me burg

Ingo Hesse, administrator i kompanisë EMS APO në arrest me burg

Arta Dollani Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM në arrest shtëpiak

Marjeta Përlala Drejtoresha aktuale e AKM në arrest shtëpiak

Dritan Seferaj Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM në arrest me burg

Kledina Skendo Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Bujana Tonçiça Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Evis Mellonashi Sektori i lejeve mjedisore, AKM në arrest shtëpiak

Kejdi Ahmetaj Drejtoria e Inspektimit, AKM në arrest me burg

Iva Musa Inspektore e Autoritetit Portual Durrës, arrest shtëpiak

Xhulio Golgota Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, arrest me burg


Video