Mashtrim me “call center”, Apeli i Posaçëm dërgon për rigjykim çështjen ndaj Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

23 Prill 2025, 13:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Apeli i GJKKO ka kthyer për rigjykim dosjen ndaj të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, të akuzuar për mashtrim me Call Center dhe vjedhjen e 7 milionë eurove.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), sot shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 13 akti, datë 20.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe ankimeve të ankuesve/të pandehurve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, kundër vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 43, datë 08.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar dërgimin e akteve për gjykim një kolegji tjetër të së njëjtës gjykatë.

Video