
Skandali me rafinerinë e naftës në Cërrik, pasi u zhvat nga Kuru...
12 Qershor, 13:47Fokus
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me kryeministrin britanik Keir Starmer u shpreh se shumë vende të tjera i kanë kërkuar Shqipërisë për të firmosur marrëveshje si ajo e Italisë për emigrantët, por përgjigjja tha ai ka qenë negative.
“Kam qenë shumë i qartë, qysh prej ditës së parë kur nisëm këtë proces me Italinë, ajo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marrëdhënies së veçantë. Falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Për të qenë shumë i sinqertë, na kanë kërkuar shumë vende nëse jemi të hapur për një gjë të tillë, ju kemi thënë jo, sepse jemi besnik ndaj Italisë, kurs të tjerëve u kemi thënë jo.