Makina përplaset me trafikndarësen, tre persona te “Trauma”

30 March 2025, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplaset me trafikndarësen, tre persona te
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Milot-Thumanë. Siç bën me dije Policia, një makinë është përplasur me trafikndarësen e për pasojë janë dëmtuar shoferi dhe dy pasagjerët.

Aktualisht ata ndodhen në Spitalin e Traumës.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin F. N., 34 vjeç, është përplasur  me trafikndarësen. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi F. N.,34 vjeç dhe dy pasagjerët shtetasit E. K., 25 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Video