Makina përplaset me kamionin në Lezhë, plagoset rëndë polici

30 May 2024, 16:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina përplaset me kamionin në Lezhë, plagoset rëndë
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Laç, me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Një veturë është përplasur me një trajler dhe si pasojë i plagosur ka mbetur një efektiv i policisë së Lezhës.

Raportohet se gjendja e policit, që drejtonte veturën tip "Ford", është kritike.

Sakaq policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video