Makina merr flakë gjatë ecjes, shpëtohet shoferi dhe pasagjerët

13 Qershor 2025, 17:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një incident është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor të rrugës së Arbrit, Qafë e Buallit-Pishat në Bulqizë, ku një makinë tip Benz ka marrë flakë gjatë ecjes.

Fillimisht flakët kanë nisur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas kanë depërtuar edhe në pjesën e parë të makinës.

Fatmirësisht shoferi dhe pasagjerët që ndodheshin në makinë kanë arritur të dalin nga makina ku dhe kanë njoftuar zjarrfikësen dhe policinë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës e cila ka nisur hetimet, bëhet më dije se nuk ka asnjë të lënduar, vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë shkëndijë elektrike në rrjetin e impiantit të makinës.


Video