Makina bie në greminë, plagosen dy turistë francezë në Klos

4 June 2023, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Makina bie në greminë, plagosen dy turistë francezë në
Pamje nga aksidenti

Dy turistë francezë mbetën të plagosur këtë të diel në fshatin Xibër Hane të Klosit.

Dy turistët po udhëtonin me makinë, kur në rrethana momentalisht të paqarta përfunduan jashtë rruge.

Mjeti i turistëve përfundoi rreth 100 metra poshtë në greminë. Ishin banorët e zonës të cilët u shkuan fillimisht në ndihmë, ndërsa njoftuan edhe policinë.

Dy turistët janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

“Në fshatin Xibër Hane, bashkia Klos, një automjet i garave “Rally”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar shtetasit E.U., dhe A.I., (shtetas francez), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të daljes nga rruga të automjetit”, tha policia në një njoftim për mediat.


Video