Gledis Nano “ndryshime” në kabinetin e tij (Emrat)

17 February 2022, 15:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gledis Nano “ndryshime” në kabinetin e tij (Emrat)
Gledis Nano, ndryshime në polici

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit.

Pas Oltion Bistri i cili është emëruar drejtor i Drejtorisë së Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës.Tashmë priten të ndodhin edhe lëvizje të tjera brenda drejtorisë së Përgjithshme së Policisë së Shtetit.

Por cilët janë zyrtarët e lartë të policisë së shtetit që pritet të lëvizin

Bujar Ahmeti, i cili u zëvëndësua nga Oltion Bistri, do të transferohet në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Ahmeti ka shkuar në vend të Idajet Faskaj, ndërsa ky i fundit pritet të emërohet Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Theodhori Gravani nga drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse pritet të shkojë në krye të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Eventeve.

Bilbil Mema pritet të emërohet këshilltar i Nanos dhe në vendin e tij, në krye të Drejtorisë së Policisë Tiranë  pritet të shkojnë Ilir Mandro ose Albert Dervishi.


Video