Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

4 January 2024, 09:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet një trup i pajetë në Vlorë
Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së enjtes në zonën e plazhit të ri në Vlorë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grua, e cila dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases.

 


Video