EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 50 vjeçari

13 January 2023, 13:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset 50

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak caste më parë tek rrethrrotullimi i ish-QTU-së në qytetin e Fierit.

Burime për VoxNews bëjnë me dije 50 vjeçari, Dashamir Muça është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit Altin Nika ka plagosur me armë zjarri, Dashamir Muçën i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.

Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.


Video