(PAMJET e ZJARRIT)/ Përfshihet nga flakët një qendër tregtare në Lushnje, njerëz të bllokuar brenda!

25 December 2023, 15:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
(PAMJET e ZJARRIT)/ Përfshihet nga flakët një qendër
Qëndra tregtare

Një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Raportohet se brenda qendrës ka ende njerëz, zjarri ka rënë në katin e tretë të godinës. 

Në vendngjarje është kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:40, njoftohemi se në Qëndrën Tregëtare "Metropol" në qytetin e Lushnjës ka rënë zjarr.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Forca e Posaçme "Shqiponja" kanë shkuar në vendngjarje dhe po marin masa për evakuimin e qytetarëve dhe banorëve në qëndrën tregëtare.

Janë dërguar edhe forcat e sigurisë kombëtare në mbeshtetje të Policisë Vendore për evakuimin e qytetarëve.

Shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Eshtë ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.


Video