I arrestuar me urdhër të SPAK për 4 VRASJE, ARRATISET nga Spitali i Durrësit, Altin Ndoci!

13 January 2026, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I arrestuar me urdhër të SPAK për 4 VRASJE, ARRATISET nga Spitali
Altin Ndoci

Një arratisje nga burgu raportohet se ka ndodhur në Durrës.

Mësohet se një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i arratisuri është i burgosur Altin Ndoci, i cili ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Ndoci është në burg që prej muajit maj 2020 dhe akuzohet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.


Video