Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murselin e Granit Plavën.
Kushtrim Kokalla u dënua me 30 vjet burgim.
Momenti i vendimit është pritur me ovacione nga familjarët, që kanë shprehur qartë kënaqësinë për këtë vendim.
Liridona Ademj u vra më në nëntor të vitit 2023, në një rrugë në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.
Ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, Plava akuzohet se e ka kryer vrasjen, ndërkaq Kushtrim Kokalla akuzohet se e ka njoftuar dorasin e dyshuar me Murselin.
Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
View this post on Instagram