La Repubblica: Blofi i emigrantëve në Shqipëri, anija e parë u nis me vetëm 16 persona në bord

15 October 2024, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
La Repubblica: Blofi i emigrantëve në Shqipëri, anija e parë
Anija e Marinës Ushtarake LIBRA

Anija e parë e Marinës Italiane që u nis për të dërguar emigrantë në Shqipëri, pati vetëm 16 persona në bord.

Pra, dy ditë udhëtim për të transferuar nga Italia 10 egjiptianë dhe 6 bangladeshas, të cilët, me varka të improvizuara, u larguan nga brigjet libiane të Sabratas dhe Zuaras dhe e gjetën veten në një anije 80 metra të gjatë, e cila mund të transportojë deri në 80 marinarë dhe rreth 200 pasagjerë.

Anija që do të duhet të udhëtojë nga Lampedusës drejt Shëngjinit do kushtojë nga 250 mijë deri në 290 mijë euro, duke llogaritur edhe detarët, pra 18 mijë euro për emigrant, për një operacion që në tërësinë e tij do t'i kushtojë shtetit gati një miliard euro./ La repubbica- VoxNews

 


Video