Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të diel!

12 Korrik 2026, 08:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe në qendër ndërsa lokalisht në veri dhe lindje vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje lokale shiu me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara ndërsa në male në juglindje –jug reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe në formën e pikave. Pjesa tjetër e territorit pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

 


Video