“Kurrë dritë mos pafshin”, rrahja për vdekje e 18-vjeçarit në Kosovë: Mosha shpëton dy autorët?

22 January 2024, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kurrë dritë mos pafshin”, rrahja për vdekje e
Viktima: Lulzim Fejzullahu, Autorët: Artiol Abdullahu, Elton Kadriu

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku humbi jetën 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahu, i cili u përplas me makinë, dhe u godit me mjete të forta nga dy të mitur, Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu.

Mediat në Kosovë raportojnë se dy autorët janë djemtë e dy biznesmenëve në Podujevë. Duke qenë se janë në moshë të mitur, dy autorët nuk pritet të dënohen me më shujmë se 10 vite burg.

Kodi penal për të miturit në Kosovë përcakton maksimumin e dënimit për një të mitur nga 5 deri në 10 vite burg.  Neni 35 me titull “Kohëzgjatja e bugimit për të mitur”, shpjegon nivelin maksimal të dënimit për këtë grupmoshë.

“Burgimi për të mitur nuk mund të shqiptohet në kohëzgjatje më pak se gjashtë (6) muaj as më shumë se pesë (5) vjet dhe shqiptohet në muaj dhe vite të plota.

“Kurrë dritë mos pafshin”, rrahja për vdekje e

Përjashtimisht, maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim të përjetshëm, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet.”

Nëse rasti cilësohet si “Vrasje e rëndë”, e dy të miturit gjykohen për këtë vepër që është e dënueshme deri në burgim të përjetshëm, meqenëse kryerësit janë të mitur atëherë ata maksimalisht do të dënoheshin me 10 vjet burgim.


Video