“Kjo nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut”, Noka: Përgjegjës kryesor për terrorin, kamikazi i Belindës

17 Prill 2026, 21:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flamur Noka

Flamur Noka ka mbajtur një deklaratë për media lidhur me situatën e tensionuar nga protesta.

“Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i përgjithshëm i policisë, kamikazi i Belindës, Skënder Hita, do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve, me urdhër të kreut të narkos”.

“Nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.

Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse s’kanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës. Fundi i pret”, tha Noka.

Sakaq, gjatë protestës së opozitës në Tiranë ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i FNSH, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

Policia ka shoqëruar deri më tani 6 persona. 4 persona u shoqëruan në fillim kur nisi hedhja e molotovëve te Kryeministria.

Policia u sul menjëherë drejt grupit që kishte çantat me molotov dhe i shoqëroi.  Ndërsa dy persona të tjerë janë shoqëruar më pas.

 



 


Video