"Katër vite rezistencë", Spahiu: Qëndrojmë fuqishëm në krah të Ukrainës

24 Shkurt 2026, 14:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndonëse kanë kaluar katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, qëndresa e popullit ukrainas për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit vijon të jetë një dëshmi e lidhur dhe me sigurinë e Evropës përballë agresionit rus.

Ky ishte qëndrimi që nënkryetarja e  Kuvendit Klodiana Spahiu i përcolli ambasadorit ukrainas Volodymyr Shkurov , gjatë aktivitetit "Four Years of Resistance" që u zhvillua para Bashkisë së Tiranës.

"Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë e palëkundur përkrah aleatëve dhe partnerëve në mbështetje të luftës së drejtë të popullit ukrainas.", i tha nënkryetarja e Kuvendit ambasadorit Volodymyr , duke përsëritur edhe njëherë qëndrimin se qeveria shqiptare mbetet një aleate e Ukrainës.

"Mbështetja ndaj Ukrainës, është një përgjegjësi për të mbrojtur lirinë", shtoi nënkryetarja e Kuvendit.

Të pranishëm në aktivitet ishte dhe kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani, ambadadori i BE, Silvio Gonzato, si dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian por jo vetm.

Të pranishëm ishin dhe ukrainas që tashmë jetojnë në Shqipëri.


Video