Karamuço ‘ngre alarmin’: Bisedat e 540 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

27 November 2022, 15:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Karamuço ‘ngre alarmin’: Bisedat e 540 mijë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka denoncuar një tjetër shkelje të privatësisë së shqiptarëve. Sipas Karamuços, 540 mijë shqiptarëve që përdorin aplikacionin WhatsApp, po ju shiten komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar.

Ai shton se këto të dhëna dhe komunikime janë nxjerrë në shitje në darkweb, ndërsa e cilëson një dëm katastrofik të privatësisë.

“504 mijë shqiptarëve përdorues të aplikacionit whatsup, po ju shiten në darkweb të gjitha komunikimet që kanë kryer gjatë vitit të kaluar. Një tjetër dëm katastrofik i privasisë…”, shkruan ai.


Video