Ishte zhdukur prej 4 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit në Berat

17 March 2022, 12:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte zhdukur prej 4 ditësh, gjendet trupi i pajetë i
Gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçarit në Berat, Llazar Palla

Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari shurdh-memec Llazar Palla,i zhdukur disa ditë më parë.

Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s, pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.

Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla,kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdh-memec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.


Video