Ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge, arrestohet në Turqi Bledar Doçi

30 January 2026, 15:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge,
Foto ilustruese

Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si Visi i Pojës, është arrestuar në Turqi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik lëndësh narkotike, shkruan A2. 

Mësohet se Doçi është shpallur në kërkim për llogari të shtetit italian, për pjesëmarrje në grup kriminal të trafikimi të drogës.

Vetë Elvis Doçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit “Ura”, që u realizua mes SPAK dhe autoriteteve italiane.

 


Video