Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari që boshatisi kasat e 5 bizneseve

23 August 2026, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ishte në arrest shtëpie, por dilte për të vjedhur në

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ndonëse ishte me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë biznese gjatë periudhës 14–22 gusht.

Sipas Policisë, i riu me inicialet K. M. u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “HIJA” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Gjatë kapjes së tij, në sheshin “Skënderbej”, iu gjet dhe sekuestrua edhe një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.

Pamjet e kamerave të sigurisë nga një prej bizneseve të vjedhura tregojnë momentin kur i dyshuari i maskuar hap të dyja kasat, mbush qeset me produkte dhe para dhe më pas largohet nga e njëjta derë, e cila, ndonëse duket e mbyllur, hapet mjaftueshëm sa ai të rrëshqasë si gjarpër përmes saj bashkë me qesen plot.


Video