Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Lezhës humb jetën në një aksident në SHBA

6 November 2022, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Lezhës humb jetën
Petrit Marku

Petrit Marku, 51-vjeç ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur këtë të diel në autostradën “Interstate 91” në Middletown, New York.

51-vjeçari humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”.

Pavarësisht se u dërgua në spital, Petrit Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen.

Petrit Marku ishte babai i dy vajzave dhe jetonte në SHBA  bashkë me familjen prej 4 vitesh.

Ai ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013.


Video