Irani: Shqipëria u ka prerë internetin muxhahedinëve

20 August 2023, 16:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Irani: Shqipëria u ka prerë internetin muxhahedinëve
Një grup muxhahedinësh

Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim” e kontrolluar nga shteti, shkruan se iranianëve të strehuar në Shqipëri u është ndërprerë aksesi në internet.

Siç raporton kjo agjenci, ndërprerja e internetit në kampin “Ashraf-3” në Manëz të Durrësit është bërë për të ndaluar aktivitetin e tyre “të jashtëligjshëm”.

Kujtojmë se grupi i muxhahedinëve që strehohen në Shqipëri janë nën hetim nga SPAK, pasi dyshohet se nga territori shqiptar kanë kryer sulme kibernetike kundër Iranit.

Ndonëse lajmi mbetet i pakonfirmuar, kjo agjenci lajmesh disa ditë më parë ka raportuar edhe për përgatitjet e muxhahedinëve për t’u zhvendosur nga Shqipëria. Sipas “Tasnim”, muxhahedinët po shohin mundësinë për t’u vendosur në Kanada.


Video