Interpol konfirmon se 24-vjeçarja palestineze u vra nga i ati! Fadi Alwan dyshohet se fshihet në Liban

4 March 2025, 11:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Interpol konfirmon se 24-vjeçarja palestineze u vra nga i ati! Fadi Alwan

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën më 27 shkurt.

Një 24-vjeçare palestineze, e identifikuar si Rayyan Alwan u gjet e vrarë me thikë në një banesë në rrugën “Gjon Muzaka”.

Fillimisht u raportua se e reja ishte vrarë nga bashkëshorti. Por sot, Policisë së Tiranës i kanë mbërritur dokumente nga Interpoli që konfirmojnë se Rayyan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë.

Të dhëna të tjera nuk janë dërguar nga Interpol ende që mund të tregojnë përbërjen e familjes se tyre. Do të duhet të zbulohen dhe anëtarë të tjerë për të mësuar më shumë për motivin që çoi në vrasjen e 24-vjeçares palestineze.

Interpol është duke ndjekur gjurmët e 49-vjeçarit Fadi Alwan, i cili dyshohet se fshihet në Liban.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Burime nga policia bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave ka rezultuar se gjithë komunikimet ne aeroport apo tek shtëpia që kanë marrë me qira i kryente  vetëm i ati pasi 24-vjeçarja nuk fliste fare.

Policia kishte dyshime se dy palestinezët kishin përdorur dokumente false por deri më tani nuk ka rezultuar një gjë e tillë.


Video