Inskenuan shpërthim me tritol, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Elbasan!

1 May 2025, 13:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Inskenuan shpërthim me tritol, arrestohen xhaxhai dhe nipi në Elbasan!

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.

Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga Ardit Pepa Kryefamiljar, në bashkëpunim me nipin e tij, të dy tashmë të arrestuar.

Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


Video