Informacione për të shumëkërkuarit? RENEA "blindon" zonën e Liqenit të Thatë, ç'po ndodh

6 January 2023, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Informacione për të shumëkërkuarit? RENEA
Pamje nga aksioni

Policia dhe forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mesditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se uniformat blu po ushtrojnë kontroll në disa automjete. Disa persona janë nxjerrë nga makina në mënyrë të befasishme për t'u kontrolluar. 

Mësohet se ky aksion është me qëllim për kapjen e personave të rrezikshëm të shpallur në kërkim. Mbetet për t'u për t'u parë nëse do ketë të arrestuar nga ky operacion.


Video