Influenceres i publikojnë në rrjet foto nudo, reagon Hati: Ja si qëndron e vërteta!

1 Prill 2026, 13:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hati

Rrjetet sociale janë përfshirë nga polemika të forta pas publikimit të disa imazheve private ku influencerja Hatixhe Brika, e njohur si Hati, shfaqet në gjendje gjysmë të zhveshur.

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në WhatsApp dhe platforma të tjera, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime intensive mes ndjekësve të saj.

Sipas informacioneve që po shpërndahen online, ekziston dyshimi se fotografitë mund të jenë realizuar pa dijeninë e saj, dyshohet nga telefoni i një personi të afërt.

Raportohet se momenti është kapur në një ambient privat, ndërsa influencerja po ndërrohej në prani të personave të tjerë, çka e bën situatën edhe më të ndjeshme në aspektin e privatësisë.

Ndërkohë, vetë influencerja ka reaguar duke deklaruar se imazhet janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale (AI) dhe ka bërë kallëzim pranë Policisë së Shtetit për të identifikuar dhe ndëshkuar përgjegjësit.

Influenceres i publikojnë në rrjet foto nudo, reagon Hati: Ja si


Video