Inceneratorët/ Manjani: Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj personave nën hetim janë të paprovuara dhe të sforcuara

25 April 2023, 22:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Inceneratorët/ Manjani: Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj personave nën
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani ka folur në “A Show” rreth cështjes së inceneratorëve. Manjani tha se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj personave nën hetim janë të paprovuara dhe të sforcuara.

“Ekziston ky rrezik po ekziston gjithmonë mundësia që ato marrëveshjet e prishura nën tavolinë të dalin një ditë publikisht dhe me ç’fytyrë do të dalin këto prokurorë dhe gjykatës përpara publikut dhe përpara misionit kushtetues? Pse nuk është pyet Ilir Meta në këtë çështje, pse nuk është pyet Edi Rama? Çfarë kanë ditë këta? Këto ishin njerëzit që kanë marrë vendime. Pse nuk pyeten këta? Të japin dëshmi atje, të thonë edhe këta të vërtetën e tyre. E treta është qasja ndaj personit, ndaj individëve. Të gjitha akuzat unë i kam parë me sytë e mi, janë akuza të paprovuara, janë të sforcuara. Stela Gugalljes i thonë që ke bërë korrupsion, ndërkohë e ka gjykuar Gjykata e Elbasanit. Mirel Mërtirit i thonë që je pronar faktik, hajde gjeje ç’do me thënë pronar faktik. Lefter Kokës i thonë je i korruptuar dhe ke shpërdoruar detyrën, tani o njërën o tjetrën. Po të jetë korruptuar s’ka shpërdorim detyre. Ka thënë partia që nuk e do më dhe këta e fusin brenda. Unë e kuptoj shumë mirë që ata që janë në burg dhe ata që janë nën akuzë, nuk është kjo drejtësia, sepse duhet të jesh me ata që janë sot në burg që nesër mos të të vijë radha ty. Me pasigurinë juridike që është krijuar sot, gjithkujt mund t’i hapet çështje në këtë vend”, tha Manjani.


Video