I vihet tritoli banesës së 34-vjeçarit në Tiranë (Emri)

22 January 2023, 10:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vihet tritoli banesës së 34-vjeçarit në Tiranë
Foto ilustruese

Një sasi tritoli është hedhur pas mesnatës në verandën e banesës së një 34-vjeçari të identifikuar si Demir Cara.

Forcat blu njoftojnë se ngjarja ndodhi rreth orës 00:05, në rrugën "Ndoc Martini", ku dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.


Video