I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë

8 April 2024, 09:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në
Anjeza Shiko

Drejtoreshës së Tatimeve e Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shikos, i kanë djegur makinën gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 22:15, në një garazh në zonën e ‘Plazhit të Vjetër’.

Makina është në pronësi të babait të drejtoreshës së Tatimeve, Muhamet Çota, por përdorej nga vajza e tij.

Në lidhje me ngjarje policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar e se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit

'Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).  Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.


Video