Atentati në Vlorë/ Kontrolle në disa banesa, mbi Kevin Hajrullën u qëllua me mbi 30 plumba

19 December 2024, 07:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati në Vlorë/ Kontrolle në disa banesa, mbi Kevin
Pamje nga vendngjarja

Policia e Vorës ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit, në hyrje dalje, pas atentatit të ndodhur një natë më parë.

Ndërkohë kontrolle janë duke u ushtruar në disa banesa të ndryshme në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve nga policia në drejtim të automjetit tip Mercedes ku ndodhej 30 vjeçari Kevin Hajrulla janë qëlluar më shumë se 30 plumba.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë shtënë në drejtim të 30 vjeçarit, i cili po lufton me jetën në spitalin e Vlorës.


Video